Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Unaza e kryeqytetit është projekti i parë që do t’i japim zgjidhje”, Xhaferi: është një projekt me vlerë 360 milionë euro

“Unaza e kryeqytetit është projekti i parë që do t’i japim zgjidhje”, Xhaferi: është një projekt me vlerë 360 milionë euro

Krenar Xhaferi kandidatë i LDK-së, i cili synon të jetë deputetë i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin n’Pult, deklaroi se unaza e Prishtinës është një ndër projektet më jetike për të gjithë qytetarët.

“Unaza e Prishtinës është një ndër projektet më jetike për të gjithë qytetarët.”

Tutje, ai theksoi se janë mbi 850 kartela telefoni që me një operatorë ekonomik te kartela që brenda 24 orëve hynë edhe dalin nga Prishtina.

“Janë mbi 850 kartela telefoni që me një operatorë ekonomik të kartela që hynë edhe dalin brenda Prishtinës, brenda 24 orëve, që është një numër jashtëzakonisht i madh i bjennqë gati 70-80% të qytetarëve të Kosovës e frekuentojnë Prishtinën brenda ditës dhe largohen në mbrëmje nga Prishtina.”

Sipas vlerësimit të Xhaferit unaza e kryeqytetit është projekti i parë që do t’i japim zgjidhje, është një projekt diku 360 milionë.

“Kështu që unaza e kryeqytetit është projekti i parë që do t’i japim zgjidhje, është një projekt diku 360 milionë, përmbi 206 milionë është kredi nga BE, 60 milionë është donacion dhe pjesa tjetër do të jetë shpronësimi në kuadër të projektit.”

Xhaferi thotë se do të kenë përmbylljen e të gjitha rrugëve që të dërgojnë në Prishtinë.

“Kemi përmbylljen e të gjitha rrugëve që të dërgojnë në Prishtinë. Autostrada e Gjilanit deri tek Dheu i Bardhë, Prishtinë – Pjeë do ta përmbyllim, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Podujevë dhe Klinë – Gjakovë.

Pra të gjitha rrugët që të qojnë në Prishtinë, kur i kemi këto rrugë atëherë edhe bizneset atje mund të funksionojnë dhe mund të kenë akses shumë më të mirë.”/tvarbëria/