Afrim Kasolli në analizën e tij në ARB Debat ka thënë se temat sociale, ekonomike në Kosovës do të mbesin peng i dialogut me Serbinë, deri në përfundim të këtij procesi.
Sipas tij disa tema janë kushtëzuar nga procesi i dealogut me Serbinë.
“Pa përfundim të procesit të dialogut me Serbinë, temat e tjera të jetës ekonomike dhe sociale do të mbeten peng i kësaj makroteme të madhe. Të gjitha qeveritë që kanë rënë në Kosovë, të gjitha zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur, në masë të madhe janë kushtëzuar nga kjo temë dhe jo nga pamundësia për t’i mbajtur premtimet e brendshme sociale e ekonomike”, ka thënë ai në ARB Debat. /TV Arbëria