I ftuar në ARB Debat me drejtuesin e emisionit Rid Berishën, Xhavit Haliti nga PDK-ja ka deklaruar se mbështetja për partinë e tij ka pasur ndryshime të dukshme.
Sipas tij, PDK-ja pritet të dalë fuqishëm nga zgjedhjet e ardhshme dhe të fitojë shumicën e cilësuar për formimin e qeverisë.
Haliti gjatë intervistës flet për pritshmëritë e tij nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ai komenton edhe thirrjet e VV-së për votat mbi 50%, sipas tij “i ka dek nana 50 përqindshit”.
“Edhe në komunikimin virtual, edhe përmes rrejteve sociale ka ndryshime shumë të mëdha në mbështetje të Partisë Demokratik. Unë pres që PDK-ja me dalë fuqishëm nga këto zgjedhje, me e pas shumicën e cilësuar do të thoja për ta kriju qeverinë e vet, ekziston një betej po them, e përafërt e të tri partive politike, janë përafërsisht herë del njëra her tjetra më pak. Në krahasim me propagandën që po bëhet, ka me fitu 50%, i ka dek nana asaj 50-shi nëse mundet me shku 30% ky është në kali, po nëse arrin me i ba, qysh po thojnë kta atëherë unë shoh rrezik të madh për Kosovën dhe demokracinë”, ka thënë Haliti në ARB Debat.