Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dyshimet për keqpërdorimet me votat në Kroaci nga Martin Berishaj, Kasolli: Nëse vërtetohet se ka ndërhyrje, ky do të ishte një atak mbi demokracinë

Dyshimet për keqpërdorimet me votat në Kroaci nga Martin Berishaj, Kasolli: Nëse vërtetohet se ka ndërhyrje, ky do të ishte një atak mbi demokracinë

Afrim Kasolli, analist, ka theksuar se nëse dyshimet për ndërhyrjen e pushtetit në votat e diasporës vërtetohen, ky do të ishte një atak i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë. Sipas tij, Kosova do të futet në një cikël të rrezikshëm të kontestimit të legjitimitetit demokratik, një rreth vicioz nga i cili do të ishte e vështirë të dilte.

“Ajo me të cilen është krenuar deri më tani vendi ynë ka qenë respektimi i rregullave zgjedhore. Prandaj, edhe në Kosovë nuk ka pasur kriza të kesaj natyre, sikur bie fjala në vendet tjera te rajonit, ka thënë Kasolli.

Ai shtoi se pas tensioneve me aleatët dhe polarizimit të brendshëm, tashmë po bëhet e qartë se parimet themelore të demokracisë po shpërfytyrohen. /TV Arbëria

Postimi i plotë: