Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Arrestimi i Kilajt ka një qëllim të caktuar”, Gashi: Kontributi i tij i ka pengu dikujt

“Arrestimi i Kilajt ka një qëllim të caktuar”, Gashi: Kontributi i tij i ka pengu dikujt

Jakup Gashi bashkëpunëtor i ngushtë i Isni Kilajt i ftuar në emisionin ‘N’PULT’, ka folur rreth arrestimit të parë dhe dytë të Kilajt.

I njëjti theksoi se Pas arrestimit të parë që iu bë Isni Kilajt, duke pas parasysh nuk kemi pasur një precedent të më hershëm që dikush të jetë liruar nga tribunali i Hagës atje, ishte një befasi e këndëshme, e kësaj kemi pritur që t’i shtohet edhe numri tjetër i njerëzve që po mbahen padrejtësisht atje.

“Pas arrestimit të parë që iu bë Isni Kilajt, duke pas parasysh nuk kemi pasur një precedent të më hershëm që dikush të jetë liruar nga tribunali i Hagës atje, ishte një befasi e këndëshme, e kësaj kemi pritur që t’i shtohet edhe numri tjetër i njerëzve që po mbahen padrejtësisht atje. Por ajo nuk ndodhi me pritjen e të tjerëve por ndodhi prapë me një arrest, edhe pse të gjitha ato kushtet që kanë qenë të paraparë me ligj të cilat i ka plotësuar zotri Kilaj dhe familja e tij, prapë se prapë në mënyrë shumë tinëzare në mënyrë të paprecedente edhe në aspektin ligjor përderisa një personalitet është liruar duke pas parasysh të gjitha ato kushtet e plotësuara që i janë paraqit nga ana e Gjyaktës së Hagës, prapë se prapë arritën ta arrestojnë sikur të ishte hera e parë.”

Sipas vlerësimit të Gashit kontributi i KIlajt i ka penguar dikujt dhe arrestimi i tij është qëllim i caktuar.

Unë mendoj që kontributi i Isni Kilajt në të gjitha periudhat padyshim që dikujt i ka pengu dhe mendoj që për arrestimin e tij ka një qëllim të caktuar”, tha ai. /tvarbëria/