Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Trepça” njofton se ka rikthyer nën menaxhim të gjitha pronat e saj

“Trepça” njofton se ka rikthyer nën menaxhim të gjitha pronat e saj

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se sot ka rimarrë nën menaxhim të gjitha pronat e saj.

Sipas njoftimit, certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

“Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës. Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes. Ky është një hap i rëndësishëm që forcon menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të Trepçës, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe rritje të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.