Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se deklarata e emisarit të posaçëm të ShBA’ve, Richard Grenell, është qëndrim personal dhe jo i shtetit amerikan.
E këtë deklaratë të saj, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e cilësoi si papjekuri politike.
I ftuar në emisionin “arb debat” në TV Arbëria, Haliti tha se Grenell ka një pozicion të jashtëzakonshëm në administratën Trump dhe si i tillë nuk duk duhet neglizhuar deklaratat e tij, shkruan TV Arbëria.
“Është pasojë e papjekurisë politike këto deklarata është e vërtetë që para se të bëhej Trump president zoti Grenell ka qenë një misionar i politikave që ka mbrojtë më shumë zotëri Grenell edhe në rajon këtu, por sot zotëri Grenell ka një pozicion të jashtëzakonshëm në administratën e SHBA-së dhe duke qenë i tillë deklaratat e tij duhet të mirren seriozisht”, tha Haliti./TV Arbëria./