“Strategji e kryeministrit në shkuarje Albin Kurti për të provokuar situate të cilat mund t’i mbulonin dështimet e tij në qeverisje”, kështu e ka cilësuar kandidati për deputet nga PDK-ja, Leotrim Retkoceri qeverisjen e Albin Kurtit.
Retkoceri në TV Arbëria tha se këto provokime dhe kjo strategji ka ndodhur për shkak të mospunës së qeverisë dhe mbulimit të dështimeve pavarësisht se sipas tij, kanë pasur pushtetin absolut derisa rezultatet kanë qenë zero.
“Është një fat i mirë që Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka rënë pre e këtyre provokimeve është ngritur zëri aq sa ka pasë hapësirë dhe mundësi që të adresohen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Kjo qeverisje sigurisht ka pasë një pushtet pothuajse absolut me mbi 51 për qind të pushtetit mirëpo ka ofruar zero rezultate në të gjitha aspektet qoftë në ekonomi, arsim shëndetësi dhe raportet ndëkombëtare”, tha Retkoceri në emisionin “N’PULT”.
Më tej, tha se “kemi pasë të bëjmë me një qeverisje e cila e ka pasë strategji provokimin e opozitës, ka pasë strategji ngritjen e disa temave jo të rëndësishme për qytetarët, mbas të cilave do të fshihej në mungesë të rezultateve”./TV Arbëria./