Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rektoceri për Hamzën: Kryetari i parë me realizime të premtimeve qeverisëse

Rektoceri për Hamzën: Kryetari i parë me realizime të premtimeve qeverisëse

“Bedri Hamza është kryetari i parë me realizime të premtimeve dhe të performancës qeverisëse”, kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Leotrim Retkoceri.

I ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, Retkoceri theksoi se tashmë është koha që Bedri Hamza zotimet dhe premtimet e tij që i ka bërë në fushatë t’I realizoj si kryeministër i Kosovës.

“Bedri Hamza si kryetar i Komunës së Mitrovicës ka qenë kryetari i dytë me më së shumti premtime dhe është kryetari i parë me realizime të premtimeve dhe të performancës qeverisëse, ku 95 për qind të premtimeve janë realizuar ende pa përfunduar viti i fundit në Komunën e Mitrovicës. Dhe kjo besoj ka qenë edhe një vendim apo shenjë e mirë që në Mitrovisë e ka përfunduar punën e tij dhe tash është koha që Bedri Hamza zotimet dhe premtimet e tij që i ka bërë në fushatë do ti realizoj si kryeministër I Kosovës. Bedri Hamza është politikani i parë që ka vendosur afate dhe prekshmëri të zotimeve të tij në fushatë që do t’i realizoj si kryeministër”,  tha kandidati për deputet, përcjell TV Arbëria.