Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: E rëndësishme është se sa janë të vërteta përgjimet e pushtetit dhe jo koha se kur janë publikuar ato

Kasolli: E rëndësishme është se sa janë të vërteta përgjimet e pushtetit dhe jo koha se kur janë publikuar ato

Afrim Kasolli, analist politik, ka ngritur shqetësimin lidhur me justifikimet që shteti ka dhënë për përgjimet dhe mesazhet telefonike të publikuara, të cilat përfshijnë individë të pushtetit, përcjell TV Arbëria.

Sipas Kasollit, fokusi nuk duhet të jetë vetëm te koha e publikimit të këtyre përgjimeve, por te vërtetësia e tyre. Ai vëren se zyrtarët e Qeverisë, përmes reagimeve të tyre, kanë pranuar indirekt se përmbajtja e këtyre përgjimeve është e saktë.

Kasolli thekson si urgjente nevojën për të trajtuar rastin e ministres Artane Rizvanolli, e cila, sipas tij, ka gënjyer në dëshminë e saj. Ai e cilëson këtë si një shkelje të rëndë të betimit dhe një tradhti ndaj së vërtetës, që mund të ketë pasoja morale dhe juridike./tvarbëria/

Postimi i plotë: