Në emisionin ‘N’PULT’, me Resim Morina, prodhim ky i TV Arbëria, i ftuar bashkëpunëtori i ngushtë i Isni Kilajt, Jakup Gashi, deklaroi se në mënyrë të vazhdueshme kontakojnë në telefon me të.
“Isniu në mënyrë të vazhdueshme na telefon, kemi kontakte të vazhdueshme nuk po them ditore, por brenda javës për disa herë kemi kontakte me të.”
Më tej, Gashi theksoi se me atë se çfarë i tregojnë Kilajt për fushatat dhe përkrahjen ndaj tij, thotë se është i emocionuar derisa shtoi se kjo i jep vullnet e kurajo.
“Ai është shumë i emocionuar me ato të cilët po i tregojmë për terrenin për përkrahjen e qytetarëve, për përkrahjen e liderit Limaj që po e bën kundrejt emrit të tij, e padyshim që kjo e motivon atë atje dhe i jep vullnet e kurajo, unë nuk kam qenë ndonjëherë në burg por mendoj që është një periudhë jashtë e vështirë i një njeriut të cili ka dhënë shumë, e sot padrejtësisht mbahet atje”, th ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/
LEXO EDHE:
Gashi: Haradinaj e Limaj bën maksimiumin që Kilaj të jetë pjesë e listës për kandidatë