IKD, lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO, bën analizën e listave të kandidatëve dhe programeve politike, njofton TV Arbëria.
Raporti paraqet analiza dhe gjetje rreth kandidatëve të çertifikuar për zgjedhje, të cilat kanë problem me ligjin, njëkohësisht raporti përmbajti analizë kualitative mbi përmbajtjen e programeve politike të subjekteve të çertifikuara politike, me përqendrim në aspektet e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe të drejtave të njeriut./tvarbëria/
