Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pronari i ISP – Broadcast Qëndrim Kryeziu: Ambasada amerikane i “rehatoi” bizneset duke i shkëputur marrëdhëniet me to

Pronari i ISP – Broadcast Qëndrim Kryeziu: Ambasada amerikane i “rehatoi” bizneset duke i shkëputur marrëdhëniet me to

Qëndrim Kryeziu, pronar i ISP – Broadcast, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se një nga bashkëpunimet e kompanisë së tij me zyrën amerikane ka marrë njoftimin se pas vendimit të presidentit Donald Trump, e njëtja do të detyrohet të shkëpusë marrëdhënien deri në një kohë të pacaktuar, shkruan TV Arbëria.

Ai ka theksuar se ky është vetëm një nga shumë bashkëpunimet që ISP – Broadcast ka pasur me zyrën Amerikane në Prishtinë dhe e ka ftuar publikun që të lexojnë deri në fund vendimin e shtetit amerikan, duke shtuar se disa njerëz po tallin sekretarët e shtetit dhe po nënvlerësojnë rolin e Shtetit të Kosovës, i cili është një shtet i ri i krijuar me mbështetje të SHBA-së.

Kryeziu ka shprehur shqetësimin se, siç tha ai, “Albini s’ka çka humbë në Kosovë, sepse s’ka kurrgjë,” dhe se disa liderë të vendit janë duke shkatërruar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe po i shkatërrojnë mundësitë e zhvillimit të Kosovës.

Ai përfundoi mesazhin duke u bërë thirrje qytetarëve që të duan Atdhenë, ta ndërtojnë dhe ta ruajnë atë, duke e pasur si amanet zhvillimin e vendit për brezat që do të vijnë. Kryeziu gjithashtu kërkoi që njerëzit të mos bëjnë tifo për inat, por të shohin investimet dhe mundësitë që mund të sjellin ndryshime pozitive për vendin.

Postimi i tij i plotë:

Për ata që ende kan dyshime,

Për ata që ende nuk besojn,

Për ata që ende nuk duan ta dinë të vërtetën,

Një nga disa e-maile që na kan trokitur në derë tash e dy javë!

Ky është një nga shumë bashkpunime të kompanis sime ISP – Broadcast me zyren Amerikane në Prishtinë, dhe mund ta lexoni deri në fund vendimin e shtetit Amerikan, pastaj ju që po talli me sekretarë të Shtetit Vlla të Kombit Shqiptarë, Shtetit më të RI të ndërtuar nga USA, Kosovës, thuni prap Greneli, Greneli…

Kurr më keq, e as që mbahet mend ndonjë kohë që janë shkuar më keq raportet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

O Vllazën e Motra reflektoni, prej njerit keq, prej njerit që trojet e gjyshit vet nuk i ruajiti, prej njerit që fëmijët e vet i rrit në Norvegji, po të ishte në rregull si thot do ti rriste këtu!

A më tregoni të vërtetën çdo njani nëse na vie puna si e Gazës:

A e dini që ne jo vetëm që e humbim Kosovën, por edhe çdo njani nga ne humbë gjithë çka, vetëm Albini del fitues, se ska çka me humbë, banesën e ka shit, paret e saj i ka në llogari botërore, k’to çka i ka marrë nëpër durë me rrymë, me gru të vetë i ka nëpër llogari bankare nëpër botë, e shumë e shumë gjëra tjera… Shkurt Albini ska çka humb në Kosovë se ska kurgjo, për ata edhe i prish raportet me krejt Botën!

Për hirë të gjakut derdhun për LIRI, nga Gjergj Kastrioti e deri tek Adem Jashari me gjithë dëshmorët e martirët e fundit aman reflektoniii!

Mos bani tifo për inati të res më dekt djali, shikoni a ka naj investim të Qeveris tash e 6vite!

Shëndet e gjithë të mirat e Zotit duke ju uruar ju dhe familjeve tuaja, shoqëri e Shqiptarë ku do që frymoni!

Duajeni A’Tdhen, punoni e zhvillone vendin tonë të larë me gjak, se është vend i shejt, është vend i herojve vend i familjarve tanë dhe e kem Amanet ta ndërtojm e ta ruajm, me miq e me familjarë, tanë jetën brez pas brezi, e jo ta humbim e ta shkatërrojm!

Shëndet e mirë u dëgjofshmi!