Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti: Nuk dorëzohemi përballë propagandës së LVV

Hoti: Nuk dorëzohemi përballë propagandës së LVV

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me përdorimin e fjalës “diletant” ku Vetëvendosje është ankuar në PZAP.

Hoti në Facebook ka thënë se nuk ka pasur qëllim fyes, kërcënues apo tentativë për nxitje të urrejtjes.

Reagimi i plotë:

Nuk dorëzohemi përballë propagandës së LVV.

Përdorimi i fjalës “diletant” në postimin tim në Facebook, për të cilin LVV është ankuar në PZAP, nuk ka pasur qëllim fyes, kërcënues apo tentim për nxitje të urrejtjes.

Për sqarim të opinionit, fjalori i gjuhës shqipe thotë:

diletánt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t)

  1. amator.
  2. me kuptim keqësues; ai që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit etj. pa pasur përgatitjen e nevojshme: ra në duar diletanti.

Poshtë gjeni vendimin e PZAP-së, i cili e shpalli të pabazuar ankesën kundër meje dhe ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të ligjit në përdorimin e kësaj fjale. Kjo është një fjalë konform lirisë së shprehjes dhe, si e tillë, është plotësisht e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.

Nuk jam fajtor pse këta nuk e kuptojnë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe. Drejtësia triumfon.