Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person në Istog, goditi me shufër metalike një person në kokë

Arrestohet një person në Istog, goditi me shufër metalike një person në kokë

Një person është arrestuar në Istog nga Policia e Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Sipas njoftimit i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte goditur me mjet të fortë viktimën.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në Fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet nënjoftim.

Bëhet e ditur se viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas në QKUK në Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.

Derisa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.