Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në kullën e tij kanë pritur pjesëtarë të familjes Gërvalla. Ai ka thënë se këto dy familjen janë bashkë siç kanë qenë gjithmonë, dhe se janë distancuar nga çdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin.
Donika Gërvalla gjatë një tubimi elektoral në Deçan e kishte quajtur Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.
Këtë gjest të familjes Gërvalla, gazetari Ilir Mirena e ka cilësuar si fisnik.
“Gjest fisnik i anetareve te familjes Gervalla, perfshire edhe vet djalin e Jusuf Gervalles, qe shkuan ne shtepine e familjes Haradinaj ne Gllogjan, per t’u distancuar nga deklaratat e Donika Gervallës”, ka shkruar Mirena në Facebook të mërkurën.