I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, prodhim ky i TV Arbëria, derisa kritikonte kryeministrin Albin Kurti, ai deklaroi se s’do të ketë lidhje korruptive me dosta që po i bën po i njëjti.
Haradinaj, thotë se Kurti po e bën detyrën e hajnit.
“Do t’i vendos gjërat nën kontroll, s’ka lidhje të shkurta korruptive që po i bën ky me dosta. Kurti po e bën detyrën e hajnit, ai është hajn besnik nuk ka pshtim, s’ka qysh ik prej llogarisë për korrupsion.”
Më tej, Haradinaj konstaton se Kurti është shefi i hajnave.
“Shefi i hajnave është Kurti, ka bërë organizatë të përbashkët kriminale të hajnisë, krejt çka ndodh në hajni në këtë vend ky është shefi i tyre, ky vetëm ka mashtruar, na shajke për xhipa, tash të tmerron me 40 xhipa”, tha Haradinaj në ‘ARB Debat’./tvarbëria/