Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Centralin për energji në Ferizaj do ta përfundojë brenda dy vite e gjysmë / S’do të mund të ma ndalojë askush

Haradinaj: Centralin për energji në Ferizaj do ta përfundojë brenda dy vite e gjysmë / S’do të mund të ma ndalojë askush

I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, prodhim ky i TV Arbëria, deklaroi se nëse ia fillon punës si kryeministër i Kosovës, s’ka me u rritë çmimi.

Haradinaj, gjithashtu tha se centralin për energji në Ferizaj do ta përfundojë brenda dy vite e gjysmë derisa shtoi se s’do të mund t’ia ndalë asksuh punën.

“S’ka me u rritë çmimi nga dita që ia nisi unë, centralin s’mund të ma nalë mu askush. Unë dy vjet e gjysë e kryj centralin në Ferizaj, e kam projektin e gatshëm aktivizmiminn e atij projekti. Për dy vite e gjysmë e zbresë cmimin e energjisë në Kosovë, për dy vite e gjysmë e ndërrojë të paktën një ose dy turbina në këtë vend, s’ka ndotje, evropa mund të më penhojë mu nëse e ndërtojë një turbinë të re, por unë sjam ka e bëj një të re”, ka deklaruar ai.

Haradinaj betohet se kurrë s’do të vijë faktura më shtrenjtë.

“Unë bëj be që ditën që ia nisi punës, nuk shtrajtohet çmimi i energjisë. Kurrë s’ka me të ardhë faktura më shtrenjtë dhe s’ki nevojë me u tutë më.”/tvarbëria/