Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se me administratën e presidentit Donald Trump mund t’i bëjnë për një javë punët e shekullit, shkruan TV Arbëria.
Ndër tjera, Haradinaj tha se ishte pikërisht Grenell pjesë e kësaj administrate kur është formu Ushtria e Kosovës.
“Mos harroni se Grenell ka qenë pjesë e administratës Trump kur e kemi bë ushtrinë dhe ka pasë shumë rol të rëndësishëm kur është bërë ushtria e Kosovës dhe ligjet e ushtrisë. A e harrojnë shqiptarët këtë, mos e harroni. Për atë po them që mund të bëjmë mrekulli mund t’i kryejmë të gjitha punët tona të shekullit për një javë me këtë president për një javë vendimet, drejtimet kush guxon me të dalë në rrugë”, deklaroi Haradinaj në emisionin ekskluziv me Rid Berishën në TV Arbëria.
Derisa shtoi se “ai thotë i bëj thirrje Serbisë nuk e pres më, kush e ndal. Por mundet me thënë edhe gjëra të tjera si, Kosova të shkojë rrugës së vet, ne do të vazhdojmë rrugës tonë në Ballkan”./TV Arbëria./