Në një intervistë për emisionin “ARB DEBAT” prodhim i TV Arbëria, Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se Kosova ka dy mundësi; Nëse vjen një qeveri e cila bashkëpunon me Amerikën në favor të Kosovës, në të kundërtën lajmi është i keq.
“Dy mundësi i ka Kosova: nëse vjen një qeveri , që din dhe punon mirë me Amerikën dhe presidentin Trump, në favor të Kosovës, Nëse nuk dimë me punu me ta lajmi është shumë i keq”, deklaroi Haradinaj për ‘ARB Debat’.
Tutje, sipas tij, është në dorë të qytetarëve e ardhmja e Kosovës, derisa e quan të rrezikshme ekzistencn e vetes.
“Qytetarët e Kosovës votojnë për një qeveri që ata e besojnë, fatkeqësisht do t’ia rrezikojnë vetes ekzistencën dhe të ardhmen.”
Sa i përket anëtarësimit në NATO, i njëjti potencon se nëse e merrë votën këtë punë e përfundon.
“Në pentagon niveli Euro-Azi, Evropë dhe NATO, është mirëpritë angazhimi im për planin Nacional për anëtarësimin në NATO.
Ajo çka na ndanë nga anëtarësimi i shpejtë në NATO është vota e qytetarëve, po e morra votën e qytetarëve e kryjë këtë punë po nuk e mora kuptohet që nuk i ndahem këtij angazhimi”, tha ai./tvarbëria/