Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për gjetjen e një veture të djegur në Gllamnikë të Podujevës.
Sipas komunikatës së prokurorisë, pas ekzaminimit të veturës ka rezultuar se ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut.
Prokurori i shtetit ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa nuk kanë dhënë detaje më tepër lidhur me rastin.