Nëj veturë e tipit Golf 7 është djegur dje në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për media e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Ai tha se dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut dhe se vetura është me targa të Serbisë.