Sonte, si asnjëherë më parë me deklartatat e tij që lë nam vjen në emisionin ‘ARB Debat’ në orën 20:30, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përballë gazetarit – moderatorit të njohur Rid Berisha, do të shpalosë qëndrimet e tij.
Haradinaj në emisionin ‘ARB Debat’ kritikoi kryeministrin e tashëm të Kosovës Albin Kurti, derisa e quajti kryehajn të Kosovës dhe njeri të Serbisë e Rusisë.
“Ta dini, Albini është kryehajni i Kosovës, është njeri i Serbisë dhe i Rusisë, i ka qit përtokë raportet me Amerikën. Me të Kosova shkon në humnerë”, deklaroi Haradinaj në ‘ARB Debat’.
Emisionin ‘ARB Debat’ mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në youtube tek TV Arbëria.