Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dalin pamjet nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel, prokuroria thotë se s’ka indikacione për sulm terrorist

Dalin pamjet nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel, prokuroria thotë se s’ka indikacione për sulm terrorist

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në hyrje të stacionit Clémenceau në kryeqytetin belg, Bruksel, herët të mërkurën.

Në këtë fazë të hershme të hetimit, nuk ka asnjë tregues për një motiv terrorist për të shtënat në Bruksel, konfirmoi Zyra e Prokurorit Publik për Guardian.

Në një deklaratë të dërguar me email, ajo konfirmoi se policia ishte alarmuar për të shtënat rreth orës 6 të mëngjesit me kohën lokale.

Në vendngjarje janë siguruar disa gëzhoja armë gjahu.

Hetimi po vazhdon pasi kamerat CCTV treguan dy të dyshuar duke ikur në tunelet e metrosë.

Askush s’është lënduar dhe ende nuk ka të arrestuar.