Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

Në veri arrijnë 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

Në veri kanë arritur 117 policë të rinj, të cilët i takojnë gjeneratës së re të policëve të Kosovës të cilët u diplomuan në fund të muajit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm, 79 të punësuar janë të nacionalitetit serbë, 21 janë boshnjakë dhe pjesa tjetër janë të kombësive të tjera.

Policët e rinj janë vendosur të hënën në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

“Ata filluan të punojnë me zyrtarë më të vjetër, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikën”, ka thënë për KoSSev Veton Elshani, zëvendës komandant i rajonit të PK-së në veri.

Sipas tij,  trajnimi do të zgjasë një vit dhe përfshin punën në patrullë, hetime dhe trafik.