Kandidati për deputet nga radhët e Nismës SocialDemokrate Vesel Krasniqi ka deklaruar se për katër vite qytetarët e Malishevës nuk kanë pasë zë në Parlamentin e Kosovës, shkruan TV Arbëria.
Duke komentuar fushatën zgjedhore në vend, tha se gjatë hapjes në Prishtinë ka thënë se nuk kanë parë entuziazëm dhe mbështetje më të madhe.
I ftuar në emisionin “N’PULT”, kandidati për deputet tha se asnjëherë përgjatë këtij mandate nuk janë ngritë në Kuvend nevojat dhe hallet e qytetarëve të këtij rajoni.
“Kjo sigurisht ka një qëllim dhe një arsye pse e kemi pasë një entuziazëm të madh. Ju them të drejtën që Malisheva nuk ka pasë zë në Parlamentin e Kosovës për katër vite edhe pse kemi pasë deputet që vijnë nga zona e Malishevës, nga radhët e Vetëvendosjes. Mirëpo asnjëherë nuk e kanë ngritë zërin për t’i qajtur hallet dhe nevojat e qytetarëve të Malishevës”, tha Krasniqi./TV Arbëria./