Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka cilësuar si të padijshëm kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Limaj në TV Arbëria duke komentuar deklaratën e Kurtit për pagën minimale, ka thënë se as ai vet nuk e ka kuptuar një gjë të tillë, pasi siç tha Limaj, kryeministri nuk ka lidhje me ekonomi.
“Kryeministri para disa dite tha kështu: 500 euro tha ka me bë pagën minimale, ju folke qytetarëve. Thojke për shembull 700 euro e merrni ju në biznesin privat… s’e kan kuptu qytetarët s’është me rëndësi a po e kupton, më qytetari se as ky nuk është tu e kuptu. Tha nëse e merrni pagën 700 euro plus pagën minimale 500 te privati ju bëhet rroga 1200 euro. Kah po vjen ky 500 euro a po e dini me kënd keni të bëni. O ky njeri s’din çka është ekonomia 500 euro paga minimale dhe 700 euro, ku është ajo pagë minimale, kush po ta jep”, tha Limaj në emisionin “ARB Debat”.
Sipas tij, “kjo është mashtrim. Është çysh ai të sheh ty si qytetar një dhe e dyta sa i padijshëm është ky kryeministër”.
“Pagën minimale e gjetëm 130-170€, e kena ba 350€. Në mandatin që vjen e bëjmë 500€. “Paramendo me punu te privati dhe ta jep pagën 700€. Plus shtesa 500€, të bëhet 1,200€ pagë!”, kishte thënë Kurti para qytetarëve./TV Arbëria.