Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Krijon tituj sensacionalë”, Kasolli për Hazirin: Ai abdikoi nga përgjegjësia për ta adresuar më tej Draft- Statutin evropian

“Krijon tituj sensacionalë”, Kasolli për Hazirin: Ai abdikoi nga përgjegjësia për ta adresuar më tej Draft- Statutin evropian

Analisti politik Afrim Kasolli, i ftuar në emisionin “ARB Debat”, prodhim i TV Arbëria, ka komentuar deklaratat e Lutfi Hazirit, duke theksuar se Haziri ka një aftësi për të krijuar tituj senzacionalë.

Kasolli u shpreh se kritikat e Hazirit ndaj qeverisë Kurti, sidomos për acarimin me partnerët ndërkombëtarë, ishin shumë bombastike, siç ishte shprehja “Kjo është qeveri e territ, Kosova e pret terri nëse qytetarët i japin mbështetje këtij pushteti.”

Kasolli theksoi se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje për zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Ai shtoi se ka pasiguri te Haziri në lidhje me detyrimet që ka Kosova për të zhbllokuar ngërçin ndërkombëtar që e ka.

Po ashtu, ai komentoi marrëveshjen e Ohrit, ku Haziri e quajti të keqe dhe një “bombë të kurdisur” për Kosovën, dhe kritikoi Hazirin që abdikoi nga përgjegjësia për ta adresuar më tej Draft – Statutin evropian.

Në lidhje me agjendën integruese të Kosovës, Kasolli nuk beson se LDK, nëse vepron sipas këtij veprimi elektoral, ka një ofertë për ta zhbllokuar atë. Ai theksoi se ish-dërguari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar se çdo qeveri do të përballet me të njëjtat detyrime dhe obligime dokumente të cilat të gjitha janë në tavolinë.

Kasolli gjithashtu e kritikoi Hazirin për amnistimin e Presidentes për përgjegjësinë lidhur me mungesën e Kryeprokurorit, duke e fokusuar kritikën kryesisht tek Kryeministri. Sipas Kasollit, të gjithë e dinë që Presidentja është ajo që nuk e ka dekretuar ende kryeprokurorin, dhe arsyeja pse Kosova nuk ka kryeprokuror është pikërisht Presidentja./tvarbëria/