Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Të shtënat në Suedi, dalin pamjet nga momenti i sulmit

Të shtënat në Suedi, dalin pamjet nga momenti i sulmit

Të paktën pesë persona janë shtruar në spital pas një sulmi në një kampus arsimor në Örebro në Suedi, thotë policia.

Policia paralajmëron se numri i të plagosurve mund të rritet ndërsa vazhdojnë reagimet ndaj sulmit.

Katër prej të shtruarve iu nënshtruan operacioneve, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia beson se mes të plagosurve mund të jetë edhe i dyshuari për kryerjen e sulmit.

Policia suedeze nuk ka dhënë detaje mbi moshën apo profilin e të plagosurve apo motivin e mundshëm.

Për sulmin ka shkruar kryeministri suedez Ulf Kristersson, i cili në një postim në rrjetet sociale, tha se është “një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë” dhe se mendimet e tij janë me të gjithë të prekur nga sulmi.

Ai thotë se qeveria është në kontakt me shërbimet emergjente në vendngjarje dhe se kërkon kohë për të hetuar sulmin.