Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haziri: Deputetët e VV’së që vijnë nga Gjilani i kanë shti në punë balldëskat e kunatat

Haziri: Deputetët e VV’së që vijnë nga Gjilani i kanë shti në punë balldëskat e kunatat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për nepotizmin e Vetëvendosjes në këtë komunë.

Haziri në TV Arbëria ka deklaruar se të gjithë deputetët e Vetëvendosjes që vijnë prej Gjilanit, në komunë  kanë shti balldëskat, kunatat edhe njerëzit e afërt në punë.

“Krejt deputetët e Vetëvendosjes që vijnë prej Gjilanit në komunë, i kanë shti balldëskat, kunatat edhe njerëzit e afërt, jo përtej kësaj. Se kur e rrespekton një veprimtarë të mirë që ka nevojë për diçka në barazi ligjore i jep përparësi nuk është problem, por nuk ka të bëjë me respektu veprimtarin, po me respektu kunatën se kur e shtin ti balldëskën tënde në punë të idhnohet dikush te shpija, tani hajde e kom shti balldëskën pe shti edhe kunatën për me e ble paqen  në shpi me njëri tjetrin”, tha Haziri në emisionin “ARB DEBAT”.

Madje sipas Hazirit, kryetari i komunës s ëGjilanit e ka pranu këtë fakt publikisht edhe para gazetarëve.

“Ai e ka pranu publikisht te gazetarët, ka thënë unë e kam nënshkru për këta, ky e ka nënshkru për mu. Është abuzim në detyrë, e ka pranu publikisht që ka abuzu me detyrë”, shtoi Haziri.

Ndryshe, kunata e kryetarit të komunës së Gjilanit, Valdrina Iseni dhe ajo e drejtorit të Arsimit në Gjilan, Vlora Shaqiri Nuhiu u punësuan në konkursin për mësimdhënës në këtë komunë, të datës 03.07.2024.

Kryetari Alban Hyseni dhe drejtori Shpend Nuhiu e kanë konfirmuar se në konkursin për mësimdhënës në Gjilan janë punësuar kunatat e tyre.

Përveç kunatës së kryetarit Hyseni, në konkursin për mësimdhënës në Gjilan është punësuar edhe gruaja e fotografit të Hysenit, Ajshe Berisha.

Në konkursin e fundit është punësuar kunata ime edhe një e afërm e drejtorit të Arsimit, mirëpo ajo që vazhdimisht nuk e përmendi unë, janë të afërmit e juaj që janë punësuar. D.m.th në këtë konkurs” – është përgjigjur kryetari Hyseni.

Hyseni ka vazhduar duke thënë se është i gatshëm të jap llogari nëse ka shkelje në konkurs.

Nëse kanë punësu ose janë punësu edhe të afërmit e këtyre [bën me dorë kah asamblistët], që janë direkt të lidhur me familjarët e këtyre, i bie që konkursi ka qenë i hapur për të gjithë. Po të kishin qenë të diskriminuar këta që janë përballë meje këtu, sikur siç kanë qenë familjarët e këtyre knej në kohën kur kanë qenë këta në qeverisje, kish me qenë me vend” – ka shtuar Hyseni./tvarbëria/