Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se Ligji për Themelimin e Fondit Sovran do të ishte katalizator i zhvillimit ekonomik, por që sipas tij, LDK e PDK e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkruan TV Arbëria.
Murati në Facebook ndër të tjera tha se ka përshtypjen që “ekonomistët e LDK-së dhe PDK-së, jo që nuk duan, por nuk i kuptojnë disa koncepte ekonomike”.
“Në anën tjetër, Ligjin për Themelimin e Fondit Sovran që e kemi miratu e që do të ishte katalizator i zhvillimit ekonomik, LDK-ja e PDK-ja e kanë çu në Gjykatë Kushtetuese. Kurse dje, Presidenti Trump e miratoi vendimin për themelim të Fondit Sovran të SHBA-ve. Kanihere kam përshtypjen që këta ekonomistët e LDK-së dhe PDK-së, jo që nuk duan, por nuk i kuptojnë disa koncepte ekonomike. Tek pas disa vjete po i marrin vesh, kur po ndodhin edhe në shtete tjera”, ka shkruar Murati./TV Arbëria./