Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në Gjilan sekuestrohen pjesë të automjeteve prodhim nga Serbia

Në Gjilan sekuestrohen pjesë të automjeteve prodhim nga Serbia

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë njoftuar se kanë sekuestruar një sasi mallra të kontrabanduara në Gjilan.

Sipas komunikatës, pas pranimit të informative gjatë një kontrolli në një depo më 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist ku janë gjetur pjesë të ndryshme të automjeteve, prodhim nga Serbia për të cilat nuk kishte dokumente.

“Gjatë kontrollit të subjektit janë  gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat  janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet tutje./TV Arbëria