Ramë Vataj, nga PDK-ja, i ftuar në emisionin e parë N’PULT me Resim Morina, ka deklaruar se kjo parti, është në mbrojtje të vlerave të luftës.
Vataj thekson se PDK-ja asnjëherë nuk ka bërë ndarje të njerëzve të UÇK-së, ai potencon se kjo parti gjithmon ka qenë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Kandidati i PDK-së për deputet zotohet se nëse PDK-ja fiton zgjedhjet krerëve të UÇK-së në Hagë do t’iu ofrohet një mbështetje dinjitoze.
“Partia Demokratike e Kosovës është në mbrojtje të vlerave të luftës. Unë i njoh edhe Hashim Thaçin, edhe Kadri Veselin. Kadrin e kam njohur pak më herët, sepse ashtu jemi njohur familjarisht. Djali i axhës së tij dhe vllau im kanë qenë në burg bashkë, do të thotë, familjarisht jemi njohur duke shkuar në vizita në burg në Pozharec, në Serbi. Ndërsa Hashimi, kur ka ardhur student, unë e kam njohur, kam qenë shok me Hashimin dhe Kadriun. Më pas, kam njohur edhe bacin Jakup dhe Rexhen. Partia Demokratike këta njerëz asnjëherë nuk i ka nda. Ne i marrim si vlera që mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së. Ka disa gjëra që duhet të bëhen, mendoj unë, por edhe partia ka qëndrim. Me fitoren e PDK-së do t’u sigurohet një mbështetje të dinjitetshme atyre njerëzve atje. Do të gjejmë mënyra t’i përkrahim, apo të jemi bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë, i cili në Kombet e Bashkuara tha që “Ju keni bërë një rast të paprecedent, keni burgosur presidentin e një shteti dhe kryetarin e Kuvendit të një shteti.”, ka thënë Vataj.