Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami i ka replikuar ministrit të Financave, Hekuran Murati duke I thënë se “në tentativë për të larguar vëmendjen nga bisedat në ËhatsApp, sot qenka marrë me programin e LDK-së”.
Bajrami në Facebook tha “Po, Hekuran, ne do të marrim borxh sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vitet e ardhshme. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera”.
Postimi i plotë:
Ministri i Financave, në tentativë për të larguar vëmendjen nga bisedat në WhatsApp, sot qenka marrë me programin e LDK-së.
Po, Hekuran, ne do të marrim borxh sepse synojmë të ndërtojmë projekte që do t’i mbeten Kosovës për 100 vitet e ardhshme. Po, kemi 5 miliardë euro investime publike, por do të ketë projekte konkrete, si Central me gaz, linjë e gazit nëpër Kosovë, spitali i ri, fshati olimpik, infrastrukturë për kulturë, unaza e jashtme e Prishtinës dhe plot projekte të tjera.
Ne nuk pranojmë të vijmë në pozitën tënde që pas katër vitesh mandat dhe 12 miliardë euro buxhet të shpenzuar, të mos jesh në gjendje të listosh as tre projekte kapitale.
Unë edhe të mirëkuptoj ty dhe kryeministrin tënd kur dilni në foltore dhe flisni krejt përçart, sepse s’keni çfarë t’u thoni qytetarëve, as çfarë t’u premtoni, sepse s’keni përmbushur asnjë premtim, asnjë të vetëm.
Në vitin 2021 ju premtuat, ndër të tjera:
Bukë më të lirë,
Qumësht më të lirë,
Vaj më të lirë,
Sheqer më të lirë,
Energji elektrike më të lirë,
160 çerdhe,
4,000 banesa për çiftet e reja,
5 shtëpi për të moshuarit,
Bankë zhvillimore,
Digjitalizim të arsimit,
Luftë kundër korrupsionit,
Punë dhe drejtësi,
Sot, pas katë viteve mandat me 51% të votave në Kuvned, me 12 miliardë euro buxhet dhe me të gjitha nivelet e pushtetit çfarë keni pët t’u thënë qytetarëve? S’ju ka mbetur tjetër veçse të tregoni barcoleta, të fyeni dhe të ofendoni, SEPSE gjatë mandatit tuaj:
Çmimi i ushqimeve u rrit mbi 50%,
U dyfishua çmimi i energjisë elektrike,
Nuk u ndërtuan as 6 çerdhe,
Asnjë banesë për çiftet e reja,
Asnjë shtëpi për të moshuarit,
S’ka bankë zhvillimore, përkundrazi, fitimi i bankave komerciale është rritur në mënyrë eksponenciale,
Për arsimin, më mirë s’po komentoj,
Korrupsioni ka lulëzuar, tenderat milionësh jepen nëpër grupe në WhatsApp,
Keni lidhë 2 123 kontrata njëburimore,
Vetë kryeministri mbron Martinin, Nagipin e të tjerë,
Kushtetuta është shkelur mbi 10 herë,
Ka lulëzuar nepotizmi,
Andaj, po Hekuran, më 9 shkurt qytetarët do të votojnë për ndryshim, do të votojnë për projekte të mëdha, do të votojnë kundër korrupsionit.
Do të votojnë me shumicë për LDK, numrin 124.