Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së dy personave që dyshohen për vjedhje

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së dy personave që dyshohen për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bahskëpunim, nga qytetarët për identifikimin e dy personave që janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar janë dy shtetas të Republikës së Kosovës, shkruan TV Arbëria.

“Personat e dyshuar që janë identifikuar:

– ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe

– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.