Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Heqja e vizave/ Gjatë vitit 2024 fluks i madh në Aeroportin e Prishtinës: Mbi 4 milionë pasagjerë

Heqja e vizave/ Gjatë vitit 2024 fluks i madh në Aeroportin e Prishtinës: Mbi 4 milionë pasagjerë

Me heqjen e vizave për Kosovën në janar të vitit 2024, është shtuar një fluks i madh i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan TV Arbëria.

Kështu sipas të dhënave nga Bujar Gashi, zyrtar në Aeroportin e Prishtinës. Këto statistika tregojnë se në vitin 2024 ka pasur 19,20% më shumë pasagjerë se në vitin 2023.

Njëjtë ka pasur edhe një rritje për numrin e fluturimeve, me 16,14% më shumë se në vitin 2023.

Gjatë vitit 2024, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur mbi 4 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2023 mbi 3 milionë. /TV Arbëria

Të dhënat: