Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Jam njeri i lapsit, jo i pushkës” Kryeziu: Kurti ka status të rrejshëm për veteranë – Ka qenë i ftuar për luftë, ka refuzuar

“Jam njeri i lapsit, jo i pushkës” Kryeziu: Kurti ka status të rrejshëm për veteranë – Ka qenë i ftuar për luftë, ka refuzuar

Qëndrim Kryeziu, i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, ka deklaruar se Albin Kurti ka pasur një status të rrejshëm për veteranë.

Kryeziu ka shtuar se Komandanti Rrustem Mustafa ka gënjyer për Albin Kurtin se është veteranë dhe ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në luftë, por ai ka refuzuar dhe ka thënë se është “njeri i lapsit, jo i pushkës”, duke u larguar për në Prishtinë.

“Albin kurti e ka statusin e rrejshëm, ka qenë vetëm përkthyes në disa organizata dhe i ka ndihmuar Adem Demaçit për të përkthyer, asnjë gjë tjetër, kur e kanë lut me marrë pushkën me luftu, ka thënë unë jam njeri i lapsit, nuk jam i pushkës dhe është larguar për në Prishtinë, pastaj ka ndodhur edhe arrestimi i tij”, ka deklaruar Kryeziu.

Kryeziu gjithashtu komentoi për investimet në krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se disa shtetas nga Prishtina, në bashkëpunim me disa shtetas nga Serbia, kanë investuar miliona për këtë proces. Ai pret që figurat si Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi të kthehen së shpejti, gjatë muajit mars ose prill, pasi nuk ka asnjë provë që t’i mbajë ata të akuzuar.

“Nuk e di duhet me pyt zotin Mustafa, por ai e ka statusin e rrejshëm, ka qenë vetëm përkthys në disa organizata dhe I ka ndihmuar Adem Demaçit për të përkthyer, asnjë gjë tjetër, kur e kanë lut me marrë pushkën e me luftu, ka thënë unë jam njeri I lapsit, nuk jam I pushkës dhe është larguar për në Prishtinë, pastaj ka ndodbhur edhe arrestimi I tij. Por deshta të nërlidhem këtu kur tha zoti Kasolli se qeveria Kurti kanë ardhur me një politikë që nga fillimi për krijimin e Gjykatës Speciale gjë që e kanë bërë vet Partia Demokratike krijimin e saj, por investimin për krijimin e kësaj Gjykate e kanë bërë disa shtetas tonë këtu të Prishtinës që do t’ju dalë edhe emri pas përfundimit të Gjykatës Speciale”, deklaroi Kryeziu në ARB Debat.

Gjithashtu, ai foli për ndikimin e fitores së Donald Trump në SHBA, duke thënë se kjo ka shkaktuar një “tërmet”, pasi hetimet kanë nxjerrë në pah shuma të mëdha të investuara në Gjykatën Speciale. Kryeziu parashikon që dëshmitarët e rrejshëm të heqen, përshpejtuar nga presioni i administratës amerikane.

Fitorja e Donald Trump ka shkaktuar tërmet sepse njerëzit e zotit Trump e kanë investigu ato gjëra dhe kanë parë njerëz të një partie këtu në Prishtinë që kanë investuar miliona euro, mbi 18-19 milionë euro I kanë paguar njerëz të Gjyaktës Speciale për krijimin e saj dhe kanë dërgu edhe dëshmitarë të rrejshëm atje, ku në fund të Gjykatës do të dalin ato, ku do të përfundojnë me turp dhe unë pres që zoti Veseli, zoti Thaç, Krasniqi dhe zoti Selimi do të kthehen maksimumi gjatë muajit mars ose javën e parë të prillit“, tha Kryeziu.

Në përfundim, gazetari Rid Berisha gjatë bisedës në debat ka theksuar se Gjykata Speciale ka rrënjët e saj në Prokurorinë e Serbisë.