Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Budallallëk i madh nëse Haradinaj nuk e padit Donika Gërvallën pas akuzës për ‘Hero të vetëshpallur’

Kryeziu: Budallallëk i madh nëse Haradinaj nuk e padit Donika Gërvallën pas akuzës për ‘Hero të vetëshpallur’

Qëndrim Kryeziu i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berisha, ka reaguar për deklaratën e ministers Donika Gërvalla, e cila e quajti Ramush Haradinajn “Hero i vetshapllur”.

Kryeziu e ka quajtur një budallallëk të madh nëse Ramush Haradinaj nuk e ngrit një padi kundër Gërvallës.

Ai e ka mbrojtur Haradinajn duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm gjatë Luftës së Kosovës, duke përmendur një dokumentar që ia ka realizuar për Luan Haradinajn dhe eksperiencat e tij në bazat e para të UÇK-së, si dhe momentet e vështira kur Haradinaj dhe grupi i tij ishin të rrezikuar dhe pa ushqim për 24 orë.

“Unë ia shoh budallallakun më të madh Ramush Haradinajt, nëse nuk shkon me ngrit një padi ndaj zonjës Gërvalla. Me fol për një komandant si Ramush Haradinaj, që kam pas rastin vet me ia ba dokumentarin Luan Haradinajt, me fol për pesë bazat e para të UÇK-së kur zoti Haradinaj, me katër maj arrin në Vlaha të Hasit dhe me pesë maj nisen dhe arrijnë 24 orë në bjeshkë pa hangër dhe pa pi, sepse nuk kanë guxu me u lëshu poshtë se ka pas shpihuna dhe janë frikësu që po i likfidojnë me atë grup prej 10 vetash”, është shprehur Kryeziu në ARB Debat.