Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar pamjet e sulmeve ajrore kundër ISIS-it, të cilat vranë disa terroristë të fshehur nëpër shpellat e Somalisë.
Ata, siç ka thënë Trump paraprakisht, “kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët”.
“Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët”, shkroi Trump në X, duke i përshkruar sulmet e ushtrisë amerikane.
“Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se ‘NE DO TË JU GJEJMË DHE DO TË VRASIM!’”.
https://t.co/DB2rvH3vzr pic.twitter.com/PK1V8YklhY
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 3, 2025