Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Peshkaqeni vret 17-vjeçaren në Australi/ Ishte vetëm pak metra larg bregut

Peshkaqeni vret 17-vjeçaren në Australi/ Ishte vetëm pak metra larg bregut

Një vajzë 17-vjeçare ka vdekur në Queensland të Australisë, pas një sulmi nga peshkaqeni.

Incidenti ndodhi pasditen e së hënës (me orën lokale, mëngjes në vendin tonë) në veri të Brisbane.

Siç raporton BBC, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por peshkaqeni e kishte kafshuar në dorë ndërsa ishte 100 metra larg bregut.

Ujërat e zonës dihet se kanë shumë peshkaqenë, por ka edhe roje që të mos afrohen shumë me bregun.

Kjo është vdekja e dytë nga peshkaqeni në Australi që nga fillimi i vitit. Incidenti i mëparshëm fatal në zonën e Brisbane ndodhi në vitin 2006.