Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori kanë marrë vëmendjen dhe kritika në paraqitjen e tyre në ceremoninë e Grammy që u mbajt në Los Anxhelos.
Censori u paraqit e zhveshur me një mini fustan të tejdukshëm, e cila paraprakisht kishte të veshur një pallto.
Sipas DailyMail, çiftit thuhet se iu kërkua të largohej nga ngjarja disa minuta pasi Censori hoqi pallton e saj kjo nga frika se CBS mund të përballej me gjoba nga reklamuesit.
Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe pas thirrjeve, çifti nuk u arrestua.


West, i cili ka fituar 24 çmime Grammy gjatë dy dekadave të fundit, humbi nga Lamar për këngën më të mirë rep.