Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE

Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mirëpritur Peter Sorensen si emisar special në dialogun Kosovë-Serbi.

Kallas ka thënë se me Sorensen i pret një punë e rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve, dhe se e vetmja rrugë është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar Kallas në platformën “X”.

Ajo gjithashtu ka falënderuar edhe ish-emisarin Miroslav Lajçak për punën e bërë.

“Faleminderit për përpjekjet tuaja Miroslav Lajçak. Puna e bërë shërben si bazë për riangazhim”, ka shkruar ajo në “X”.