Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën Gjilan-Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.
Kështu ka konfirmuar për TvArbëria, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
I njëjti tha se në në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Derisa ka treguar se njëri nga të lënduarit ndodhet në Prishtinë për trajtim mjekësor por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Ka ndodhë aksidenti në mes dy veturave rreth orës 09:00 të mëngjesit. Një person është ndalë në Spitalin e Prishtinës për tretman, jasht rrezikut për jetë, pesë persona tjerë me lëndime të lehta lirohen në shtëpi. Policia e Kosovës trafiku rajonal po i heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë ai./TvArbëria./