Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sondazhi i TV Arbëria për zgjedhjet e 9 shkurtit, Kryeziu: Rezultatet do të jenë befasuese

Sondazhi i TV Arbëria për zgjedhjet e 9 shkurtit, Kryeziu: Rezultatet do të jenë befasuese

“Janë disa rezultate të cilat do të jenë befasuese për të gjithë, nuk janë rezultate të cilat janë publikuar më herët nga lloj lloj sondazhe”, kështu ka deklaruar drejtori i “Korporatës Kryeziu”, Qëndrim Kryeziu duke iu referuar sondazhit të bërë nga TV Arbëria.

I ftuar në emisionin “ARB Debat” me Rid Berishën, ai tha se sondazhet kanë pasë lëvizje përgjatë javëve, por që sipas tij, rezultatet do të jenë befasuese.

Derisa tregoi se janë bërë sondazhe me afro 1 milionë user-a në Facebook, përcjell TV Arbëria.

“Sondazhet kanë pasë lëvizje gjatë këtyre javëve nga dita e parë kur edhe e kemi bërë publikisht. Ka pasë ngritje dhe zbritje, të gjitha këto si pasojë e fushatës që është bërë në terren, por prap se prap janë disa rezultate të cilat do të jenë befasuese për të gjithë. Nuk janë rezultate të cilat janë publikuar më herët nga lloj lloj sondazhi që është bërë, por janë rezultate që janë marrë diku rreth mbi 1 milion usera në Facebook dhe në rrjetet sociale të cilat i kanë pëlqy postimet apo edhe i kanë bërë share në storjet e veta”, tha Kryeziu.

Tutje ai tregoi se filtrimi i fake personave në rrjetet sociale është bërë përmes metodës e cila është përdorur edhe në sondazhin e vitit 2021.

“Është një metodë të cilën e kemi përdorë në vitin 2021 ku edhe atëherë e kemi pas uru Fatmir Limajn për përqindjen dhe i kemi thënë që është 1 për qind dallimi.  Na thoshte se është e pabesueshme por i ka dalë e sakt. Është një metodë që mirret me Facebook, që llogaritet me rrjete sociale”, shtoi ai.

Kujtojmë që, në matjen e fundit nga sondazhi i bërë nga TvArbëria në zgjedhjet e vitit 2021, margjina e gabimit ishte shumë e vogël në disa komuna të mëdha./tvarbëria./