Platforma e-Kosova ka njoftuar se ka arritur në 1 milion përdorues, përcjell TvArbëria.
Sipas njoftimit, ky është një hap i madh në transformimin digjital!
“Kjo arritje është rezultat i mbështetjes dhe besimit tuaj në një platformë moderne, të lehtë dhe efikase për të gjitha shërbimet digjitale. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet tona, duke sjellë më shumë mundësi dhe inovacion për ju”, thuhet në njoftim/TvArbëria