Pas një periudhe intensive përgatitjesh sonte nga ora 20:30 nis transmetimi i televizionit nacional TvArbëria.
Si një hap i rendësishëm TvArbëria synon që të sjellë tek teleshikuesi program të pasur edukativ dhe informues, duke përcjellë zhvillimet reale nga vendi i ngjarjes.
Me një staf profesional dhe përkushtim maksimal TvArbëria do të jetë pranë jush moment pas momenti.
Ky do të jetë vetëm fillimi i krijimit të një përvoje të re televizive që do të lidhë shqiptaret në çdo cep të botës./TvArbëria