Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.
Murati tha se Hamza ka qenë ministër I financave për dy mandate por që sipas tij, asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të shtrirë faturimin e tatimit në pronë edhe në 4 komunat veriore të vendit.
Madje Murati pyeti se a ka ndonjë gazetar që e pyet se pse Bedri Hamza nuk kishte bërë asgjë në këtë drejtim për dy mandate?
“Bedri Hamza ka qenë Ministër i Financave për dy mandate. Por asnjëherë nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të shtrirë faturimin e tatimit në pronë edhe në 4 komunat veriore të vendit. A ka ndonjë gazetar që e pyet se pse Bedri Hamza nuk kishte bërë asgjë në këtë drejtim për dy mandate?”, tha Murati në Facebook.
Derisa theksoi se “u desh që të vinte Qeveria Kurti, që faturimi të shtrihej edhe në atë pjesë të vendit. Sepse ne, për dallim prej të tjerëve, nuk hoqëm dorë asnjëherë nga ajo pjesë”./TvArbëria.