Gazetari Lirim Mehmetaj, ka bërë një postim ku pretendon se Besnik Bislimi i kërkoi Nagip Krasniqit t’i jap tenderin një kompanie përkundër se u njoftua se nuk o plotëson kriteret dhe do të duhej të përjashtohej.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai në Facebook tha se vendit i duhet një ndryshim urgjent, derisa partinë në pushtet Vetëvendosjen e ka quajtur si “hajna klasik”.
Reagimi i plotë:
E-Prokurimi i VV-së:
– Në Whatsapp (shpërndajnë tendera në whatsapp)
– Pa procedurë
– Punët nuk kryhen kurrë
– Zëvëndëskryeministri në rolin e zyrtarit kryesor për tendera: “pren e grin” për kujt më i dhënë tender.
Rezultati:
– Fatura 100% më të shtrenjta për qytetarët
– Mungesa me orë dhe më ditë të tëra të energjisë elektrike
HAJNA KLASIK
Vendit i duhet urgjent ndryshimi!