Drejtuesi i Grupit të Asambleistëve të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka hedhur kritrika ndaj kryetarit të kësaj komune, Përparim Rama.
Sveçla në reagimin e tij ironizoi duke thënë se Ramës i kanë mbaruar tenderët, tash ka fillu të merret me punët e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan TvArbëria.
Sipas tij, programi i vizitave në shtëpi për nënat dhe fëmijët 0-3 vjeç është projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, i financuar dhe mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të gjitha Qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në nivel vendi, përfshirë edhe Prishtinën.
“I paskan mbaru Perparim Ramës renderat, tash paska fillu me i promovu punët e Ministrisë së Shëndetësisë si të vetat. Qëndrojmë me shpresë që një ditë do të fillojë edhe të punoj. Për informimin e qytetarëve, programi i vizitave në shtëpi për nënat dhe fëmijët 0-3 vjeç është projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, i financuar dhe mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të gjitha Qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në nivel vendi, përfshirë edhe Prishtinën”, tha ai.
Më tej, theksoi se nga ky program, nga viti 2022 deri më tani, janë realizuar 118,893 vizita në nivel vendi.
“Po ashtu, për këtë program, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 22 vetura të reja për ekipet shëndetësore, për të mundësuar kujdes shëndetësor më të shpejtë dhe efikas për nënat dhe fëmijët kudo në Kosovë”, tha tutje Sveçla