Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Sulm ndaj gjithçkaje që është ndërtu – Acarim i raporteve me ndërkombëtarët”, Pleurat Sejdiu për qeverinë Kurti

“Sulm ndaj gjithçkaje që është ndërtu – Acarim i raporteve me ndërkombëtarët”, Pleurat Sejdiu për qeverinë Kurti

Pleurat Sejdiu, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka shprehur kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, sidomos për qasjen ndaj ndërombëtarëve.

“Shihet acarimi dhe sulmet nda partive joqeveritare, sulmet dhe degradimet çdo gjëje që është ndërtu në Kosovë, acarmi maksimal me ndërkombëtarët, gjë që e bën Kosovën jofunksionale”, ka thënë ai.

Tutje, Sejdiu ka thënë se Bedri Hamza si kryeministër mund ta stabilizojë Kosovën.

“Tani e kemi një kandidat për të gjithë, është i vetmi që mund ta stabilizojë gjedjen sepse janë probleme ekonomike që kanë mbërri deri në shpërthim”, ka thënë ai.